E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konference për regjistrimin e popullsisë, Berat

Zgjerohet vala e reagimeve kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike e fetare. Ketë radhë shoqatave patriotike iu është bashkuar edhe Bashkia e Beratit që ka organizuar një konferencë me temë ?Kombi është i shenjtë, jo regjistrim etnik dhe fetar?. Jemi para një procesi që fatkeqësisht duket çështje e vogël po është çështje shumë serioze, kemi të bëjmë me një ligj që është një praktikë shumë e gabuar. Për çështje të tilla ato duhet t?i nënshtrohen edhe referendumeve sepse vihemi përpara faktit të kryer dhe ligji kthehet në një bumerang me dëme të pariparueshme kombëtare?, është shprehur Fadil Nasufi kryetar i Bashkisë së Beratit. Pasi theksoi se ky regjistrim bie ndesh edhe me konventat ndërkombëtare, historiani Pëllumb Xhufi akuzoi qeverinë se edhe herë të tjera ka marrë vendime pro Greqisë duke cenuar interesat kombëtare. ?Kur Greqia e pa që qeveria shqiptare këto vitet e fundit ka hequr dorë nga çështja çame, nga ligji i luftës, njohja e kufirit tokësor dhe nga ndarja e ujërave të brendshme që rrezikojnë tharjen e Vjosës, atëherë kërkoi edhe regjistrimin e popullsisë, pasi qeveria shqiptare po realizon axhendën greke. Ky regjistrim është krejtësisht në kundërshtim me Konventat Ndërkombëtare, me deklaratën e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, me deklaratën e Kopenhagenit për dimensionin human dhe është në kundërshtim edhe me Konventën Kuadër të Këshillit të Europës për mbrojtjen e minoriteteve?, u shpreh Xhufi. ?Tërheqja e qeverisë vihet re edhe në qëndrimin që mbajti ndaj Konsullit Grek, lëshimin e tre varrezave pikërisht në kufirin ku Athina pretendon se është e Vorioepirit, lëshimin e mbi 200 km katror të ujërave territoriale, harresën për Korridorin 8 etj?, ka thënë Dritan Hila, publicist. Kundër regjistrimit me vetëdeklarim të etnisë dhe fesë ka dalë edhe nënkryetari i KLD-së Spahiu, pasi sipas tij ky proces cënon sovranitetin kombëtar. Qe nga viti 2009, sipas statistikave, 3900 shqiptarë janë kthyer grekë me vendime gjykatash, kryesisht për të përfituar një pension që shkon në 400 euro apo për dokumente qëndrimi në shtetin Helen.

Shpërndaje          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›