Arrestohet në gjendje të dehur Kristina Aguiliera
Aventurat e këqija nuk kanë të sosur për pop staren Christina Aguilera. Këngëtarja është arrestuar në West Hollywood, pasi drejtonte makinën në gjendje teë dehur, e shoqëruar nga i dashuri i saj, Matthew Ruler, edhe ky nën efektin e alkoolit. Menjëherë pas arrestimit, këngëtarja është lënë e lirë pasi ka paguar garancinë prej 250 dollarësh ndërsa Rulerit, që ishte në drejtimin e automjetit në gjendje të dehur, i është dashur të paguaje 5 mijë dollarë për t?u larguar nga rajoni i policisë. Në njoftimin zyrtar të policisë theksohej se këngëtarja është ndaluar për shkak të prishjes së qetësisë publike, duke ngritur në maksimum volumin e kasetofonit të makinës, në afërsi të një klubi nate. Prej kohesh këngëtarja Aguilera është vënë në qendër të skandaleve dhe kopertinave rozë. Ajo është kritikuar shumë për veshjen ekstravagante, është penguar dhe më pas rrezuar në skenë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy, është kritikuar shumë për performancat e saj vulgare në skenë, dhe kohët e fundit miqtë dhe familja e kanë detyruar të ndjekë një kurs diagnostikimi për shkak të problemeve me alkoolin dhe drogën.
Shpërndaje