E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata le ne burg hajdutet te naftes

BERAT- Gjykata le ne qeli gjashte te arrestuarit per tentativen e vjedhjes se naftes bruto nga tubacionet e Kucoves. Njeri pas tjetrit te akuzuarit per tentativen e vjedhjes se "arit" te zi kane mberritur dje ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor ne Berat, ku jane njohur me masen e sigurise. Perfaqesuesi i organit te akuzes, Skender Mestani, kerkoi "arrest me burg" per Viktor Tashi, Luftar Dosti, Altin Rama, Perparim Protoduari, Ferdinant Sefa e Arben Semini, per vepren penale te "vjedhjes ne bashkepunim te mbetur ne tentative". Vete te akuzuarit nuk kane pranuar te flasin ne lidhje me akuzen, por e kane kundershtuar ate. Me pas, kryetarja e trupit gjykues, Fatime Velcani, ka pranuar kerkesen e bere nga perfaqesuesi i organit te akuzes, duke vendosur masen e sigurise me burg. Gjashte te akuzuarit, mes te cileve dy punonjes te mirembajtjes ne sektorin e naftes, u arrestuan mbremjen e tri diteve me pare ne afersi te fshatit Poshnje, duke tentuar te vidhnin nafte nga tubacioni percjelles i naftes nga Kucova drejt Ballshit.

E.H


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›