E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane/ Digjet autobusi urban, panik te pasagjeret

Nje autobus i linjes Uzina Dinamo-Sharre ne Tirane eshte perfshire nga flaket rreth ores 14:30 te dites se djeshme, pas defektit ne bateri. Ngjarja ka ndodhur prane stacionit te "21 Dhjetorit", ndersa ne autobus kishte shume pasagjere. Sipas deshmitareve, flaket kane nisur nga motori i mjetit dhe me pas e kane perfshire te gjithe. Fatmiresisht nuk ka pasur viktima apo te lenduar ne njerez, por udhetaret jane perfshire ne panik. Sapo kane marre sinjalizimin perkates, ne vendin e ngjarjes kane shkuar sherbimet zjarrfikese, te cilet kane shuar flaket. Sipas policise, nga veprimet paraprake te grupit hetimor, zjarri eshte shkaktuar nga nje defekt ne qarkun elektrik te automjetit.

R.C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›