Gjykata le ne qeli autoret qe tentuan te grabitnin banken
TIRANE - Dy te arrestuarit per tentativen e grabitjes se bankes Intesa San Paolo Bank kane mohuar para gjykates se ishin duke punuar per nje gje te tille. Deklarimet e tyre jane bere diten e djeshme kur ishin duke u njohur me masat e sigurise. Arrest ne burg ishte vendimi i marre dje nga Gjykata e Shkalles se Pare te Tiranes per Tahir Belegun dhe Taulant Troplinin qe tentuan te grabitnin nje banke ne Tirane me ane te nje tuneli nentokesor. Gjate seances jane degjuar dhe deshmite e dy te arrestuarve qe per 4 muaj germuan nje tunel nentokesor nga dyshemeja e lokalit te marre me qira ne drejtim te arshivave te Intesa San Paolo Bank. Nje prej tyre Belegu 50 vjec u prezantua para trupit gjykues si ndertues pallatesh dhe nuk pranoi akuzen e ngritur ndaj tij per tentative grabitjeje. Jam ndertues dhe isha duke bere nje kasaforte ne mur per te ruajtur parate. Do te ndertoja pallat ne Durres - ishin disa nga fjalet e Belegut para togave te zeza pasi u pyet per germimin e tunelit. Kurse avokati i Taulant Troplinit e prezantoi klientin e tij si person me crregullime mendore. Ka raport qe ne vitin 2003 per crregullimet mendore - tha perfaqesuesi ligjor i tij. Pasi ka degjuar pretendimet e te dyja paleve te prokurorise me akuzat ndaj te arrestuarve dhe avokateve gjykata dha vendimin per masen e sigurise ne arrest me burg per te dy personat. Arrestimi i Belegut dhe Troplinit u be mesnaten e 21 shtatorit pasi tentuan te grabisnin nepermjet nje tuneli filialin e bankes Intesa San Paolo Bank qe ndodhet ne katin e pare te pallateve 9-kateshe ne Rrugen e Barrikadave ne Tirane. Policia arrestoi dy germuesit dhe shpalli ne kerkim dy persona te tjere qe jane bashkepunetore te tyre.
25 Shtator 2010