Kriza ne KLD mbledh gjyqtaret Konferenca Gjyqesore me 15 nentor
Komuniteti i gjyqtareve vendos ti jape fund krizes qe ka mberthyer prej me shume se nje viti institucionin e Konferences Gjyqesore duke marre vendim te njeanshem ne kushtet e vakuumit ligjor. Kryetarja e Gjykates se Larte zonja Shpresa Becaj mblodhi dje ne nje takim ne mjediset e nje lokali ne periferi te kryeqytetit 252 prej 315 gjyqtareve qe punojne ne te gjitha shkallet e Gjyqesorit duke vendosur me votim te hapur thirrjen e Konferences Gjyqesore dhe duke paraqitur per diskutim projekt-rregulloren. Ky hap behet ne kushtet kur kjo konference duhej te nxirrte kater anetare per Keshillin e Larte te Drejtesise gje qe ka sjelle bllokimin e punes ne kete institucion. Mbledhja e djeshme bie ndesh edhe me opinionet e shprehura nga shume eksperte te ceshtjeve ligjore per thirrjen e Konferences Gjyqesore derisa te miratohet projektligji i propozuar nga Ministria e Drejtesise ne Kuvendin e Shqiperise i cili do ti jepte zgjidhje situates bllokuese. Nje gje e tille ka qene e pamundur per shkak te bojkotit njevjecar te opozites pasi ky projektligj kerkon shumice te cilesuar mbi 84 vota per tu miratuar ne seance. Vendimi Kerkesa e ngutshme nga KLD-ja ndaj Konferences Gjyqesore qe te sjelle kater anetaret e saj e ka detyruar zonjen Shpresa Becaj kryetare e Gjykates se Larte qe te mbledhe komunitetin e gjyqtareve dhe te marre vendimin per thirrjen e kesaj konference ne muajin nentor. Zonja Becaj mbeshtetese e idese se Kushtetuta u jep gjyqtareve tager per tu vetorganizuar ka hedhur ne votim kerkesen per thirrjen e saj dhe ka paraqitur nje projekt-rregullore te pergatitur nga nje grup pune. Eshte paradoksale te mendosh qe ne si trupe gjyqesore punen tone te perditshme e bazojme ne akte te shumta ligjore dhe nga ana tjeter jemi te vonuar ne hartimin e nje dokumenti qe vendos disa rregulla baze ku ne te mbeshtesim funksionimin tone te brendshem - iu drejtua Becaj gjyqtareve pjesemarres. Sipas saj eshte e vertete qe nuk mundet te vete gjyqtaret te miratojne legjislacion te mirefillte ne respekt te ndarjes se pushteteve por nga ana tjeter nuk ka asnje pengese ligjore qe ata te hartojme dhe miratojne rregulla te brendshme te cilat kane efekt vetem per anetaret e kesaj mbledhjeje. Nuk flasim per rregulla qe krijojne apo shuajne te drejta duke krijuar garanci apo vendosur sanksione per subjekte te tjera flasim per akte te brendshme rregulluese te cilat i ka cdo entitet i pavarur qofte ai edhe nje shoqate apo ndermarrje - tha kryetarja e Gjykates se Larte. Ajo shtoi se nje pushtet nuk afirmohet si i tille vetem duke respektuar pushtetet e tjera por mbi te gjitha duke ushtruar dhe permbushur kompetencat kushtetuese dhe ligjore. Argumentet Konferenca Gjyqesore nuk mblidhet per shkak te shfuqizimit te ligjit te meparshem nga Gjykata Kushtetuese dhe terheqjes se maxhorances per te cuar nje draft te ri ne Kuvend. Ministria e Drejtesise pati propozuar nje draft i cili u kritikua nga ekspertet dhe u refuzua nga opozita ne Kuvend. Kryetarja e Kuvendit kerkoi nga komuniteti i gjyqtareve qe te vetemblidhen dhe te nxjerrin perfaqesuesit e tyre ne KLD. Kjo solli reaksione te ashpra. Edhe vete kryeministri Berisha eshte shprehur ne fundin e vitit te kaluar se Konferenca e Gjyqtareve eshte nje shoqate dhe ajo mund te mblidhet me vullnetin e lire te anetareve. Por disa gjyqtare te grupuar ne Shoqaten e Gjyqtareve hodhen poshte idene e mbledhjes se Konferences pa miratimin e ligjit ne Kuvend. Ne takimet e organizuara nga organizatat qe mbrojne interesat e togave te zeza u shtrua ideja qe per te dale nga ky ngerc te kerkohej interpretim nga Gjykata Kushtetuese nese mund te mblidhej Konferenca e Gjyqesorit shih argumentet pro dhe kunder. Shoqata e Gjyqtareve e perfaqesuar nga Klodian Rado dhe Manjola Bejleri si dhe Unioni i Gjyqtareve i perfaqesuar nga Gerd Hoxha kane pasur pikepamje te ndryshme per mbledhjen ose jo te Konferences. Mosmbledhja e saj ka sjelle jo vetem moszgjidhjen e 4 anetareve te rinj te KLD-se por edhe hedhjen ne mbrojtjen e te drejtave ligjore dhe kushtetuese te gjyqtareve duke filluar nga pagat statusi apo perfitime te tjera materiale qe iu njihen me ligj. Takimi i djeshem ka shenuar perpjekjen e pare te gjyqtareve per vetadministrim por ka rikthyer ne skene debatet ne ligjshme me kushtetutshmerine e kesaj nisme e cila pse jo mund te sjelle edhe reagime politike dhe perplasje mes institucioneve. Pro mbledhjes se Konferences pa ligj Mungesa e nje ligji per Konferencen Gjyqesore Kombetare nuk e ndalon vetorganizimin e mbledhjes se pergjithshme te te gjithe gjyqtareve te Republikes per zgjedhjen e anetareve te KLD-se. Gjykata Kushtetuese si organi i vetem qe ben interpretimin perfundimtar te Kushtetutes e cileson Konferencen Gjyqesore Kombetare si organizem veterregullues dhe kompetencen e saj kushtetuese te zbatueshme drejtpersedrejti. Per keto arsye Konferenca i ka te gjitha tagrat kushtetuese per vetembledhjen e veterregullimin e saj dhe zgjedhjen e anetareve te KLD-se edhe ne kushtet e mungeses se ligjit. KLD-ja nuk mund te mos i njohe anetaret e zgjedhur prej Konferences per shkak te procedures se ndjekur per zgjedhjen e tyre. Vetem ne ato raste kur nuk plotesohen kriteret apo ka papajtueshmeri te tjera. Kunder mbledhjes se Konferences pa ligj Per sa kohe qe nuk ekziston nje ligj nuk mund te mblidhet Konferenca pasi te gjitha vendimet do te cilesohen antikushtetuese. Shoqata qe kerkon vetadministrim nuk perfaqeson interesat e pjeses me te madhe te gjyqtareve kesisoj nuk mund te merret parasysh kjo kerkese per te thirrur Konferencen Gjyqesore Kombetare pa nje ligj te miratuar ne Kuvend.
25 Shtator 2010