E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata ligjeron shoqaten e saj

Nje jave pas themelimit te saj, ka dale ne drite Shoqata Kombetare e Gjyqtareve. Vendimi eshte marre diten e djeshme nga Gjykata e Tiranes, e cila ka ligjeruar aktivitetin si nje organizate jofitimprurese e ngritur me vullnetin e vete gjyqtareve. Ne nje deklarate per shtyp, kjo shoqate beri te ditur se me vendimin nr. 2160, te Shkalles se Pare Tirane, Shoqata Kombetare e Gjyqtareve kishte fituar personalitetin juridik. Gjate aktit te themelimit, 64 gjyqtare nga te gjitha rrethet e vendit votuan per te zgjedhur kryetarin dhe keshillin e shoqates. Aktualisht kryetare provizore eshte zgjedhur Manjola Bejleri, pasi kandidati qe mori me shume vota, Gjin Gjoni, u terhoq per te shmangur interpretimet per themelimin e ketij organizmi, qe synon mbrojtjen e te drejtave te gjyqtareve dhe per te penguar nderhyrjet apo influencat e jashtme. Nepermjet deklarates se djeshme, shoqata ka ftuar te gjithe gjyqtaret ne vend qe te behen pjese e vullnetit te perbashket per te pranuar statutin e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›