Bursa, projektligj i ri per aktivizimin real
Tregu i kapitaleve ne Shqiperi, Bursa, pritet te marre nje shtyse reale funksionimi nga nje projektligj, qe eshte duke u hartuar per kete qellim nga Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare. Ne baze te ketij projekti eshte tregtimi i letrave me vlere dhe aksionet ne firmat private, si dhe parashikon te drejten e shoqerive aksionere per te marre pjese ne burse. Aktualisht ne Shqiperi eshte e licencuar Bursa e Tiranes per te shitur aksione, por ajo nuk funksionon, pasi as kompanite shteterore dhe as biznesi privat nuk e kane pare si alternative financimi tregun e kapitaleve, duke e lene Shqiperine nder vendet e pakta ne bote pa treg kapitalesh.
Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare, institucioni qe licencon dhe mbikeqyr tregjet e letrave me blere, njofton se ne qender te projektligjit te ri qendron organizimi i burses dhe kushteve te saj, ku do te mundesohet tregtimi i titujve. Te njejtet eksperte pohojne se projekti per tregjet e kapitaleve po hartohet sipas parametrave te standardeve evropiane. Sipas ketij projektligji, ne tregtimin ne burse marrin pjese shoqerite komisionere, te cilat jane anetare te burses. Anetaresimi ne burse behet ne perputhje me kushtet e anetaresise, te percaktuara ne rregulloren e burses. Kjo e fundit, pranon si anetare te veten cdo shoqeri komisionere, te licencuar nga AMF-ja dhe qe ploteson kushtet e anetaresise. Kapitali minimal i nje burse eshte 20 milione leke. Aksionet e saj jane te zakonshme dhe te regjistruara. Bursa, me rregullore miraton kushtet e regjistrimit te titujve nga kuotime te burses, si dhe kushtet e listimit, rregullore te cilat miratohen nga Autoriteti. Kuotimi eshte tregtimi i titujve ne sesionet e tregtimit ne burse. Listimi eshte regjistrimi ne listen zyrtare te burses dhe nuk perfshin kuotimin e titujve. Burime nga ky institucion bene te ditur se ligji i ri do te vendose rregull ne tregtimin e letrave me vlere dhe aksionet ne firmat private si dhe parashikon te drejten e shoqerive aksionere per te marre pjese ne burse. Sipas specialisteve, behet fjale per ligjin me te fundit per kete fushe, i cili eshte projektuar per t