Gjykata liron Ahmetcanajn prokurori kerkoi arrest me burg

TIRAN- Gjykata e Shkalles se Pare ne kryeqytet vendosi lirimin e komandantit te njesise speciale te Gardes major Alfred Ahmetcanaj duke caktuar ndaj tij masen e sigurise detyrim per paraqitjeje edhe pse urdher-ndalimi i leshuar nga prokuroria me date 22 janar u cilesua i ligjshem. Ishte gjyqtari i gatshem Shkelqim Mustafa i cili pasi shqyrtoi kerkesen e organit te akuzes per vleftesimin e ligjshem te arrestit dhe caktimin e mases se sigurise ndaj te dyshuarit Ahmetcanaj per akuzen e vrasjes ne rrethana cilesuese me shume se nje person ne bashkepunim vendosi lirimin e tij per mungese te dyshimeve te arsyeshme dhe mos rrezikshmerise se largimit.
Ky vendim i gjyqtarit erdhi pasi degjoi palet ne proces prokuroret e ceshtjes dhe avokatin mbrojtes e vete te dyshuarin Ahmetcanaj i cili nuk preferoi te jape shpjegime per akuzen duke miratuar kerkesen e mbrojtesit te tij ligjor. Sipas vendimit te gjyqtarit Mustafa urdhri i ndalimit i leshuar me 22 janar ndaj Ahmetcanajt eshte i ligjshem kryeministri e policia e cilesuan te paligjshem per 17 dite urdhrat e prokurorise per 6 drejtuesit e Gardes mes tyre edhe Ahmetcanajt. Por ne caktimin e mases se sigurise sipas gjykates merret parasysh mungesa e arsyeshme e provave qe implikojne shtetasin Ahmetcanaj ne vrasjen e demonstruesve. Nuk kemi prova qe implikojne shtetasin Alfred Ahmetcanaj ne vrasje si dhe duke pare rrethanat lehtesuse te gatishmerise se tij per tiu pergjigjur drejtesise dhe mos largimit Gjykata vendosi te caktoje masen e shtrenguese te sigurise detyrim per paraqitje prane organeve te rendit-thuhet nder te tjera ne arsyetimin e vendimit te shkurtuar te gjyqtarit Mustafa.
Nderkaq prokuroret e ceshtjes gjate parashtrimit te pretendimeve te tyre i kerkuan Gjykates qe ndaj te dyshuarit Ahmetcanaj te caktohet masa e sigurise Arrest me burg pa afat deri ne zbardhjen me detaje te ngjarjes. Pasi sipas pretendimeve te prokurorise i dyshuari Ahmetcanaj kishte ne vartesi direkte te pese efektivet e njesise se tij tashme te arrestuar te njohur si grupi zjarrit mes tyre shtetasin Agim Llupo per te cilin eshte provuar se ka kryer vrasjen e demonstruesit Ziver Veizi. Por ky pretendim i akuzes u kundershtua fort nga mbrojtja ligjore e te dyshuarit.
Nuk ka asnje prove qe verteton se komandanti i Njesise Speciale te Gardes ka urdheruar ndonje efektive ne vartesi te tij te qelloje drejt turmes apo edhe ne ajer-mesohet te kete thene avokati duke shtuar se klienti i tij perkundrazi ka kerkuar qe mos te qellohet. Vete i arrestuari qe ndodhej mes dy efektiveve te policise brenda kafazit te hekurt te salles nr.1 te Gjykates se Shkalles se Pare ne kryeqytet nuk preferoi te flase per akuzen duke dhene vetem gjeneralitetet dhe miratuar kerkesat e avokatit te tij per lirimin e menjehershem nga salla e gjyqit.
Gjyqtari Mustafa pasi degjoi palet ne sallen e gjyqit dhe shqyrtoi provat e sjella nga prokuroria vendosi te pranoje kerkesen e mbrojtjes duke urdheruar lirimin e Ahmetcanajt edhe pse e cilesoi te ligjshem urdher-ndalimin e tij. Ishte po ky gjyqtar qe pak dite me pare vendosi izolimin ne qeli te gardistit Agim Llupo i akuzuar per vrasjen e shtetasit Ziver Veizi dhe po ky gjyqtar qe caktoi ne mungese masat e sigurise arrest me burg me afat 30 ditor per te dyshuarit Agron Malaj Sadik ela Gazmend Ahmetaj dhe Mark Nikolli.