E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pse u desh version i ri i Artur Milerit

Rudi Erebara riperkthen Shtrigat e Salemit te Artur Milerit vepra e pare qe prezantohet kete sezon ne TK. Ai tregon se perse u perkthye serish kjo veper cfare kishte ndodhur me versionin e pare ne shqip dhe origjinalin e Milerit


Para se te fillonte punen me vepren Shtrigat e Salemit te Artur Milerit nje veper e perkthyer ne vitin 1973 nga Enver Fico regjisori Spiro Duni nuhati qe dicka nuk shkonte me gjuhen e vepres. Kishte si teper realizem socialist i kishte pohuar Duni perkthyesit Rudi Erebara te cilit i besoi fillimisht rregullimin e vepres qe me vone nuk rezultoi keshtu.
Teksti qe i ishte servirur lexuesit asokohe kishte ndryshime me origjinalin. Ishte shkuar deri aty sa ishin hequr pjese nga vepra e Milerit pjese qe shkonin ndesh me propaganden. Erebara ben cudi sesi veprat e nje dramaturgu te huaj per me teper amerikan vinin ne shqip sadoqe Mileri ka qene nga ata te pakte autore qe nuk eshte ndaluar. Atehere vepra te tjera jane perkthyer ne shqip. Njihen Vdekja e nje komisioneri dhe Pamje nga Ura. Nje shpjegim se perse eshte lejuar Mileri e gjejme edhe ne parathenien qe i ka bere Fico perkthimit te Shtrigat e Salemit.


Aty prezantohej nje realitet vuajtjesh dhe padrejtesish qe jetonin njerezit ne boten kapitaliste.
Ne nje interviste te shkurter per Shekullin perkthyesi i vepres Shtrigat e Salemit Rudi Erebara tregon per punen me nje veper dramaturgjike. Deri me sot Erebara ka sjelle nga anglishtja E ardhme ngjyre jargavanesh poezi nga Robert Hass dhe romanet Mos me ler kurre nga Kazuo Ishiguro Bota e re e guximtareve Aldous Huxley Kohe per vrasje John Grisham.


Keto kohe po punon edhe me nje tjeter veper. Behet fjale per Balenen e Bardhe - Mobi Dik te Herman Melvilit. Duke iu referuar vepres se Milerit perkthyesit i duket si nje rastesi qe te dyja veprat sikur notojne ne hijet e atyre koheve te largeta. Kane nje lloj magjie pak a shume te perafert kane gati te njejtin ankth edhe pse jane shkruar ne kohe krejt te ndryshme.


Jeni perkthyes i drames Shtrigat e Salemit e para premiere e Teatrit Kombetar ne kete sezon. Ishte nje propozim i regjisorit Spiro Duni perkthimi i kesaj vepre enkas per kete premiere
Jo ishte krejt rastesi. Regjisori Spiro Duni me foli per planet qe kishte per te vene ne skene vepren Shtrigat e Salemit. Po punonin me nje perkthim te hershem te botuar me duket ne 1973-shin. Spiro ishte aty me aktorin Timo Flloko qe te dy njohes te mire te anglishtes.


Kishin dyshime per pjesen pasi nuk u dukej se ajo qe ishte shqip ngjante aq thelle me dramen e Artur Milerit ne anglisht. Une e mora thjesht per ti hedhur nje sy e per te bere ndonje rregullim por per fat e kapa qe heret qe gjuha e perkthimit ishte ashtu sic thoshte edhe Spiro si teper realizem socialist. Kjo besoj per hater te kohes e sigurisht jo te perkthyesit. Megjithate ...
Si e vleresoni kete version te Shtrigave...
Ne fakt nuk ishte vetem gjuha qe duhej rregulluar. Ishte e gjithe vepra. Si ka mundesi qe e kane lejuar nje veper te tille te botohej ne vitin 1973 Ndoshta ka qene ajo kohe qe e quajne liberalizmi po nuk e besoj edhe aq. Sidomos kur e di edhe bufi qe Artur Miler ishte i keqi ishte amerikani ne ate kohe dhe amerikan i gjalle jo i vdekur.


A ka pjese te hequra te ndryshuara nga origjinali
Pjeset e hequra ah ato pjeset e hequra Une ne fakt e kapa qe ne fillim. Ne botimin e vjeter mungonte nje paragraf krejt. Dhe mungonte pikerisht paragrafi ku zbulohet tradhtia bashkeshortore qe ka kryer heroi Xhon Proktor me Abigelen. Mungonte gjithe arsyeja e drames. Shkaku qe do conte gjithe boten para litarit. Kjo me befasoi. Duket se i ka futur duart ndonjeri nga ata redaktoret specialiste se nuk besoj qe perkthyesi ta kete bere me qellim. Te pakten keshtu mendoj une. Pastaj e ndoqa edhe pak dramen ne variantin e botuar edhe e lashe pasi kishte probleme shume me te renda se kaq. Troc duhej perkthyer nga fillimi ne fund. Pike mbaroi.

Sa kohe keni punuar per perkthimin e vepres
Ne fakt mua perkthimet nuk me marrin shume kohe si dite me marrin shume kohe si ore. Se kur e ze me dore nje veper pa mu bere kallo edhe gishtat nuk leviz nga kompjuteri. Me mori 10 dite per ta shkruar edhe nja 10 a 20 te tjera per ta saktesuar mire. Pastaj sigurisht qe kemi punuar bashke edhe me Spiron madje nje dite edhe me Timo Fllokon me ate deshiren per ta bere Milerin te kendoje shqip.


Derime tani nga gjuha angleze keni perkthyer kryesisht poezi Robert Hass dhe proze Ishiguro Grisham. Me cfare veshtiresish te perball perkthimi i nje vepre dramaturgjike dhe konkretisht Mileri
Kjo drame nuk eshte nga ato qe kalojne si ngjarjet kulturore. Kjo eshte veper boterore. Nivel universal. Qe tek titulli ne anglisht The crucible - per mua them une - I kryqezueshmi - ose Shtrigat e Salemit ne variantin qe njihet gjeresisht eshte drame qe duhet marre seriozisht se nuk te fal. shte veper e kopsitur deri ne ylyqet me te imeta. Veshtiresi ka edhe nuk ka. Ka kur vjen fjala per te sjelle ne shqip duhen perkthyer sa me shkurt e sa me sakte fjalet e urta angleze llojet e ndeshkimeve pak a shume duhet ti pershtatim. Po ja qe u be. Kurse ajo qe ne fakt eshte e lehte eshte vete vepra. Veprat e medha si kjo jane te lehta per tu perkthyer se rrjedhin nga natyra njerezore merren me natyren njerezore gjykojne natyren njerezore edhe ne fund na japin edhe mesim mbi natyren njerezore.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›