E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata liron ish-drejtorin e burgut të Shën Kollit: Përgjimet, jo prova

miriTiranë- Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur masën e arrestit shtëpiak për  ish-drejtorin e burgut të Shënkollit Valentin Mirin.

Apeli liroi nga qelia për mungesë provash Mirin, duke argumentuar se përgjimet nuk ishin provë për rryshfetin.

Miri u arrestua më 13 prill të këtij viti, pas dyshimeve të Prokurorisë për përfshirje në afera korruptive me lejet e të dënuarve në Shën Koll. Vendimi u mor pak ditëve më parë, që ndryshoi masën e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie.

Vendimi i zbardhur jep arsyet që çuan në zbutjen e masës së sigurisë ndaj ish-drejtorit të burgut, ku dominon arysetimi për mungesë provash. Por pa lënë pas se prej mbi 20 vitesh është funksionar i burgjeve dhe se vjen nga një familje të persekutuarish.

Referuar provave të paraqitura, nuk vërtetohet që personi nën hetim të ketë marrë para në këmbim të dhënies së lejeve të dënuarve, pasi nuk kemi kapje në flagrancë apo prova që provojnë ekzistencën e këtyre provave. Përgjimet nuk kanë nxjerrë asnjëherë ndonjë bisedë midis personit nën hetim Valentin Miri dhe të dënuarit apo familjarëve të tyre për dhënien e parave në këmbim të dhënies së lejeve. Bisedat e pasqyruara janë midis të dënuarit dhe familjarëve të tij, por këto biseda pa provën materiale nuk kanë asnjë vlerë,-thotë gjykata.

Hetimi ndaj Mirit nisi pasi Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve vuri re parregullsi në dokumentacionet e dhënies së lejes për disa të dënuar në Shën Koll. Prokuoria tha se Miri ka përfituar rryshfet për dhënie të lejeve dhe e akuzoi për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›