E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata ndan “Banden e Durresit”

Gjykata e Krimeve te Renda pranon kerekesen per ndarjen e dosjes se nje prej anetareve te akuzuar te “Bandes se Durresit”, i cili gjykohet ne mungese. Gjate seances se djeshme gjyqesore ne Krimet e Renda, trupi gjykues, i kryesuar nga Gurali Brahimllari, pasi ka shqyrtuar kerkesen, pranoi qe i pandehuri Bujar Gashi t’i vecohet ceshtja nga banda, meqenese nuk cenohet dosja e bashkepunetoreve te tij. Ky vendim u mor edhe ne kuader te hapjes se rruges per nje gjykim te drejt dhe te ndershem, duke mos e zvarritur procesin. Numri i seancave ka shkuar ne 20 deri ne keto momente, ku te pandehurit kryesore jane Lulzim Berisha dhe Indrit Dokle, ndersa pjesa me e madhe jane shtyre. Gashi eshte pjese e bandes, por ai nuk eshte vendosur ne pranga, pasi eshte larguar jashte shtetit, kurse gjate hetimeve eshte kryer nje ngaterrese ne gjeneralitete, e cila ka detyruar prokurorine te rinise hetimin nga e para. Per kete shkak gjykata ka pranuar vecimin e dosjes nga pjesa tjeter e “Bandes se Durresit”.

M.M


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›