E Diel, 1 Nëntor 2026

“Pershendetje nga Shqiperia” shpallen fituesit

Konkursi i pagezuar “Pershendetje nga Shqiperia”, vlereson punen artistike te

femijeve shqiptare. Shtate fituesit e Fushates se 4-t te Kartolinave “Pershendetje nga

Shqiperia” u shpallen ne nje ceremoni te vecante ne sallen “Tefta Tashko Koco” ne Ministrine e Kultures, ne prani edhe te ambasadorit te SHBA-ve ne vendin tone

John L.Uithers. Fituesit moren si dhurate video-kamera dhe aparate fotografike dixhitale, dhene nga USAID. Aktiviteti perfshiu gjithashtu dhe nje ekspozite me kartolinat e te rinjve. Kartolinat fituese jane perdorur nga industria shqiptare e turizmit ne disa aktivitete nderkombetare te turizmit, si dhe ne panaire ne mbare Evropen, me qellim

promovimin e imazhit te vendit tone. Kjo eshte nje nga nismat e ndermarra ne mbeshtetje te sektorit te turizmit, te cilat po ndihmojne ne vendosjen e Shqiperise ne harten e destinacioneve turistike boterore.

Fituesit e cmimeve te para ishin:

Alisa Mano, 10 vjece, Tirane

Sofjana Dafa, 18 vjece, Durres

5 cmimet inkurajuese:

Ardi Selimaj, 10 vjec, Berat

Ardit Vata, 11 vjec, Tirane

Naumilda Como, 13 vjece, Pogradec

Migena Gjokoli, 12 vjece, Gjirokaster

Xhoelda Guri, 14 vjece, Tirane


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›