Gjykata refuzon kërkesën e Ylli Pinarit
Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Ylli Pinarit i cili kërkoi kthimin e dokumentacioneve të sekuestruar në zyrën e tij gjatë hetimeve për tragjedinë e Gërdecit më 15 mars të vitit 2008. Çështja i kalon për kompetencë Gjykatës së Lartë
TIRANE- Ish Drejtori I MEICO-së së Ministrisë së Mbrojtjes, Ylli Pinari, ka dështuar në tentativën për të marrë mbrapsht dokumentat dhe sendet personale të sekuestruara nga Prokuroria në zyrën e tij, pas arrestimit. Pinari, së bashku me Mihail Delijorgjin, pronar i fabrikës “AlbaDemil”, dhe drejtorin teknik të saj Dritan Minxholli, janë arrestuar në 17 mars të vitit të kaluar, 2 ditë pas shpërthimit të fabrikës në Gërdec. Si pasojë e shpërthimit të fabrikës së demomontit dhe çmilitarizimit të predhave dhe municioneve luftarake humbën jetën 26 persona, u plagosën 300 dhe u shkatërruar apo u dëmtuan mbi 5000 banesa e biznese në zonë.
Gjyqtari Petrit Çomo, vendosi të pushojë çështjen për kthimin e dokumentave dhe sendeve personale të zyrës, Pinarit. Gjyqtari Çomo e motivoi vendimin e tij me faktin që çështja e Pinarit ndodhet tashmë në Gjykatën e Lartë, dhe i takokon kësaj gjykate të shprehet edhe për këto materiale të sekuestruara.
Pinari u përfaqësua në seancën e djeshme nga avokati Ardian Leka. Vetë ish drejtori i MEICO-s, nuk ka qenë i pranishëm në asnjë nga seancat e kryera në gjykatën e Tiranës, pas depozimit të ankimit dhe kërkesës për rrëzimin e urdhërit të prokurorisë për sekuestrimin e dokumentave dhe sendeve personale në zyrën e tij.
(a.r/news24/balkanweb)