Lushnje,arrestohet autori i vrasjes dhe djegies së Krasniqit
Është kapur vrasësi i Bujar Krasniqit, i cili dy ditë më parë u gjet i vrarë me armë dhe i djegur në shtëpinë e tij në Gradisht të Lushnjes.Vrasësi quhet Klodian Prençe dhe është 30 vjeç. Vrasësi u kap në rrethinat e Gradizhtit dhe bashkë me të u gjet edhe arma e krimit, tip kallashnikov. Sipas policisë vrasësi ka qenë edhe i dënuar me parë per vjedhje dhe arsyeja e vrasjes është bërë për motive të dobëta. Kështu dy ditë më parë Prençe pasi ka vrarë të zotin e shtëpisë Krasniqin i ka vënë flakën shtëpisë rreth orës 3 të mëngjesit pasi ka tentuar të vjedhë. Viktima, Bujar Krasniqi, është gjendur në shtëpi vetëm me 4 fëmijët, më e madhja 15 vjeçe, ndërsa bashkëshortja ndodhej tek disa të afërm në Pogradec. Sipas dëshmisë së vajzës së viktimës, ajo ëshstë zgjuar pasi ka ndjerë erën shqetësuese të tymit, dhe më pas ka parë flakët në banesë. 15 vjeçarja ka mundur të nxjerrë nga banesa motrat, dhe vëllain dhe ka kërkuar ndihmë te xhaxhai i saj i cili banon jo më shumë se 100 metra më larg.Menjeherë vëllai i 38 vjeçarit, Muharrem Krasniqi ka hyrë në banesë dhe është munduar të shuajë zjarrin me një fikse të cilën viktima e mbante në shtëpi. Por, megjithëse ka arritur të vërë nën kontroll flakët e zjarrit. Pas ekspertizës së trupit policia ka arritur të kuptojë se viktima është vrarë fillimisht dhe se nuk ka vdekur nga flakët.