Gjykata rrëzon padinë e ambientalistëve kundër ndërtimit të Xhamisë së Namazgjasë
Gjykata e Rrethit Tiranë ka hedhur poshtë padinë e ambientalistëve kundër ndërtimit të Xhamisë së Namazgjasë dhe lejes zhvillimore komplekse tek lulishtja e Kuvendit të Shqipërisë. Seanca gjyqësore që nisi sot në mesditë përfundoi me vendimin për vazhdimin e punimeve.
Përfaqësuesi i ambientalistëve, Kastriot Frashëri, tha se drejtësia dhunoi qytetarët dhe përdhunoi integritetin e vendit.
Sipas grupit të ambientalistëve që ngriti padinë, Tirana po bëhet e pabanueshme. Më parë, ajër, jetë dhe gjumë ndërsa tani kemi besime fetare. Qytetarët shqiptarë të marrim shembull nga ata turq, që protestuan për prerjen e pemëve.
Padia u bë një javë më parë nga Instituti i Çështjeve Kombëtare INA dhe Shoqata për një Zhvillim të qëndrueshëm e racional. Ato iu drejtuan gjykatës së Tiranës për të shfuqizuar lejen e ndërtimit, që i ka dhënë Komunitetit Mysliman, Këshilli i Rregullimit të Territorit duke kërkuar që punimet të ndërpriteshin menjëherë dhe po ashtu, edhe prerja e pemëve.
Ambientalistët iu drejtuan edhe Avokatit të Popullit, të cilit i kërkuan që të nisë hetimet për punimet që po bëhen te lulishtja e Namazgjasë për ndërtimin e xhamisë së re të Myslimanëve./A.Xh