Sebastiani ngel pa shtëpi, pavarësisht se shkoi në SHBA
Nuk është ai Sebastiani që po mendojnë shumë prej jush, por është një mace shqiptare, e cila për njëfarë kohe ishte macja më me fat në Europën Lindore.
Të paktën kështu shkruan agjencia amerikane Dallas News.
Një vullnetar i Korpusit të Paqes e gjeti macen të hedhur në një kosh plehrash në Shqipëri dhe e mori duke e sjellë në SHBA.
Aty macja u vendos në një qendër për kafshët, derisa e mori një pronar.
Vetëm se Sebastiani, sipas Dallas News, nuk shkonte mirë me macen që e kishin pasur më parë pronarët e rinj.
Si pasojë, ka përfunduar sërish në qendrën e kafshëve, pa një shtëpi.
Personi që e shpëtoi në Shqipëri ka ikur sërish me shërbim dhe Sebastiani tani shpreson të gjejë pronarë të rinj.
A duket lajm për një agjenci lajmesh serioze në SHBA? Për një vend që respekton të drejtat e kafshëve, sigurisht që po./ep