E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata serbe 75 vjet per Skorpionet

Gjykata per krime te luftes ne Beograd i ka denuar tre te akuzuarit per vrasjen e 14 civileve shqiptare ne Podujeve ne mars te vitit 1999 me nga 20 vjet burg, ndersa i akuzuari i katert u denua me 15 vjet burg.
Kolegji gjyqesor i denoi me 20 vjet te akuzuarit Zheljko Gjukic, Dragan Medic dhe Dragan Borojevic, ndersa me 15 vjet burg Miodrag Sholaja.
Ne vendimin e gjykates thuhet se eshte vertetuar se te akuzuarit, si pjesetare te njesis Skorpionet, e cila vepronte ne kuader te Ministrise se Brendshme te Serbise, ne 28 mars 1999 ne oborrin e familjes Gashi ne Podujeve kane hapur zjarr ndaj 19 civileve, me qellim per ti vrare.
Nga 19 grate dhe femijet, me plage te renda mbijetuan vetem pese femije, te cilet deshmuan ne gjykate.Gjykimi i kater pjesetareve filloi ne shtator te vitit te kaluar, por ajo qe bie me shume sy eshte se personi qe dha urdherin e masakres u shpall i pafajshem.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›