E Diel, 1 Nëntor 2026

Pajaziti: Nuk zgjatet afati për kthimin e policëve serbë

Prishtinë -Ministri i Brendshëm Zenun Pajaziti theksoi sot se nuk do të zgjatet afari për kthimin e policëve serbë të suspenduar në Policinë e Kosovës. Gjithsesi, Pazajizit ka shprehur besimin e tij se deri në fund të këtij muaji shumica e policëve serbë të suspenduar do t’i bashkëngjitën zinxhirit komandues të Policisë së Kosovës.

Ministri Pajaziti nuk ka dashur të komentojë nëse e sheh si alternativë shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Sheremet Ahmetin për çështjen e vjedhjes në dhomën e dëshmive. Ai do të raportojë para deputetëve të kuvendit në seancën e radhës ku do t’i njoftoi ata se deri ku kanë arritur hetimet për këtë çështje. “Nuk paragjykoj asgjë, unë kam përgatitur një informatë ju do ta keni rastin ta shihni dhe ta dëgjoni informatën në Kuvend”, ka thënë ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›