E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata shpall fajtor ish shefin e ushtrisë në Sri Lanka

Një gykatë ushtarake në Sri Lanka ka shpallur fajtor një ish shef të ushtrisë, Sarath Fonseka për përfshirje në politikë ndërkohë që ishte ushatrak.

Gjykata e ka dënuar atë me heqjen e gradave. Nëse kjo konfirmohet nga presidenti Raxhapaska, gjeneralit do ti hiqen gradat dhe nderet e tjera ushtarake.

Gjenerali Fonseka drejtoi përpjekjet e ushtrisë në luftën kundër separtistëve të Tigrave të Tamilit. Por marrëdhëniet e gjeneralit me presidentin dhe familjen e tij të fuqishme u prishën. Fonseka konkurroi për president në muajin janar, por humbi dhe më pas u arrestua.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›