E Diel, 1 Nëntor 2026

Marrëveshja e Ohrit, Ahmeti: 13 gushti të shpallet festë shtetërore

Më 13 gusht mbushen nëntë vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit në Maqedoni që i dha fund konfliktit të armatosur mes forcave qeveritare maqedonase të sigurisë dhe guerilasve shqiptarë.

Me këtë rast Ali Ahmeti, kryetar i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, që në vitin 2001 ishte krye të Ushtrisë çlirimtare Kombëtare në Maqedoni, në një intervistë të dhënë në BBC tha se kjo forcë politike kërkon që 13 gushti të shpallet festë shtetërore.

"Marrëveshja e Ohrit nuk është thjesht një pamflet politik apo një trakt për qëllime ditore propagandistike, por është një dokument me vlera historike dhe u arrit në një periudhë jashtëzakonisht të rëndësishme të luftës së UçK-së. është e vetmja marrëveshje politike paqesore që ka arritur me sukses të avancohet dhe jetësohet brenda kësaj periudhe," - tha në fjalën e tij Ahmeti.

Si arritje ai përmendi ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë dhe ndryshimin e statusit juridiko-politik të shqiptarëve në këtë vend.
Kreu i BDI-së tha se pret që ndërkohë të hiqet nga rendi çështja e përdorimit zyrtar në shkallë vendi edhe të gjuhës shqipe, por edhe që të rritet ajo që ai e qujati mirëbesim mes dy komuniteteve më të mëdha, maqedonasve dhe shqiptarëve:

"është mëse e vërtetë që nga institucionet drejtuese të vendit, siç është Presidenti, Kryeministri, Kryetari i Parlamentit, Ministria e Jashtme, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Punëve të Brendshme e kështu me radhë, nuk drejtohen nga shqiptarë dhe është domosdoshmëri që për të patur besimin reciprok, u shpreh ai.

Sigurisht që nga këto organe kaq të rëndësishme të drejtimit të shtetit domosdo që duhet të ketë edhe shqiptarë etnikë të Republikës së Maqedonisë. Kjo është një çështje që ne si BDI e kemi vënë në tavolinën e bisedimeve," përfundoi kreu i BDI Ahmeti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›