E Shtunë, 31 Tetor 2026

WikiLeaks do të publikojë dokumente të tjera

Megjithë presionin e Departamentit amerikan të Mbrojtjes kundër platformës së kontestueshme të internetit, WikiLeaks njofton se do të publikojë raporte të tjera të fshehta ushtarake për Afganistanin.

Themeluesi i websitit, Julian Assange, deklaroi nga Londra se bëhet fjalë për 1 500 dokumente të reja, pa përcaktuar afat se kur do të publikohen.

Në fund të korrikut WikiLeaks publikoi 90 000 raporte ushtarake amerikane të viteve 2004 - 2010, ndër ta shumë informacione nga fronti.

Organizata "Reporterë pa kufij" i është bashkuar kritikave kundër WikiLeaks, sepse në dokumentet e publikuara jepen emrat e afganëve që kanë ndihmuar trupat amerikane kundër talebanëve.

Ndërkohë Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates ka deklaruar më herët se i ka kërkuar FBI-së të ndihmojë në hetimin e incidentit të fundit të nxjerrjes dhe publikimit të dokumenteve sekrete ushtarake.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›