E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata shpall te pafajshem 3 te akuzuarit per ngjarjet e 21 janarit

Gjykata e Tiranës shpalli të pafajshëm 3 gardistët e akuzuar për vrasjet e ndodhura gjatë demonstratës së dhunshme të 21 janarit të vitit 2011. Sipas argumentimit të gjykatës, nuk qëndron akuza e prokuororisë për vrasje në rrethana cilesuese për 4 demonstruesit.

Sipas treshës gjykuese të kryesuar nga gjyqtari Ibrahim Hoxha, edhe pas 40 seancave gjyqësore dhe mbi dy vit që nga dita e ngjarjes, organi i akuzës nuk arriti të provojë apo të sjellë dëshmi se të pandehurit Ndrea Prendi dhe Agim Llupo janë autorë të vrasjes së demonstruesve Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Ziver Veizi. Për këto tre vrasje, prokuroria kërkoi dënimin e të pandehurve Prendi dhe Llupo në total me 48 vjet burg.

Gjykata, pafajësinë e të pandehurve e bazoi edhe në vendimin e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, të cilët kanë deklaruar të pafajshëm një efektiv policie, i cili kishte vrarë shtetasin Carlo Giuliani-t gjatë një proteste të dhunshme kundër takimit të G8 në Xhenova në 2001 në Itali. Sipas këtij vendimi, efektivi i policisë ka qëlluar në mbrojtje të institucioneve dhe kolegëve. Argument ky që u ngrit edhe nga avokatët mbrojtës dhe vet të pandehurit.
Prokuroria konfirmoi se vendimi do të apelohet, apel ky që pritet edhe nga avokati i Agim Llupos.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›