E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata vendos 'arrest me burg' për informatorin e Dritan Dajtit

TIRANË- Inspektori i Drejtorisë së Policisë së Durrësit, akuzuar si informator dhe ndihmës i Dritan Dajtit, është lënë sot në arrest me burg. Vendimi është marrë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila ka lënë në fuqi masën e arrestit të marrë në mungesë tre ditë më parë për Mariglen Muçën.

Në seancën e sotme avokati mbrojtës ka kërkuar një masë më të lehtë, por kërkesa nuk është pranuar nga trupi gjykues.

I ndaluari, i pranishëm në sallën e gjyqit nuk ka bërë asnjë deklaratë. Ai akuzohet për "shpërdorim detyre" dhe sipas organit të akuzës Muça informonte të shumë kërkuarin Dritan Dajti.


Marenglen Muça u arrestua tre ditë më parë, në Tiranë pas një hetimi nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, nderkohe që Gjykata e Durresit në baze te provave dha masen e sigurise "arrest me burg".

Marenglen Muça, punonte si inspektor policie në zonën e plazhit, pikerisht aty ku ndodhi tragjedia, diten qe u kap Dajti.

Paraprakisht thuhet se Muça informonte Dajtin, kur i shumëkerkuari i policise ishte në arrati.

Dritan Dajti u arrestua nga policia ne gusht te ketij viti, por operacioni shkaktoi 5 viktima, kater prej te cileve oficere te policise.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›