E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata vendos neser per ekstradimin e Rrapos

Gjykata e Tiranes do te vendose diten e neserme nese do te ekstradohet ose jo drejt SHBA-se Almir Rrapo ish punonjesi i ministrise se jashtme. Ne seancen e sotme ka qene mbrojtja ajo qe ka dhene arsyetimet e saj per mosekstradimin e Almir Rrapos drejt Amerikes. Sipas avokatit te ish-punonjesit te ministrise se jashtme Ardian Visha Rrapo nuk duhet te ekstradohet drejt SHBA. Ai ka dhene ne seance argumentet ne mbrojtje te klientit te tij ku edhe arrestimi ne ambasaden amerikane te Almir Rrapos sipas avokatit nuk ka qene i drejte. Por gjykata e kryeqytetit do te vendose neser nese Rrapo do ekstradohet apo jo. Ai akuzohet nga drejtesia amerikane per nje sere akuzash sic eshte ajo e vrasjes e trafikut te lendeve narkotike si dhe pjesemarrje ne organizate kriminale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›