E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata vendos te merkuren per ekstradimin e Almir Rrapos

TIRANEuml- Vendimi per ekstradimin e Almir Rrapos ish-sekretarin e Ministrise se Puneve te Jashtme Almir Rrapo do te merret diten e merkure. Gjate seances se sotme zhvilluar ne gjykaten e Tiranes trupi gjykues ka pranuar kerkesen e avokatit mbrojtes Ardian Visha qe te paraqese me shkrim pretendimet e tij lidhur me mosesktradimin e tij drejt SHBA.

Ai kerkohet nga autoritetet amerikane per krime te renda te kryera ne kuader te organizates kriminale. Almir Rrapo gjendet ne qeli prej 2 korrikut 2010. Sipas aktpadise prej 37 faqesh dorezuar ne gjykaten Federale te Manhatanit nga prokuroret dhe oficeret e FBI-se 27-vjecari akuzohet se eshte anetar i bandes se Krasniqit nje organizate nderkombetare e krimit e akuzuar per vrasje rrembim trafik te lendes narkotike dhe veprimtari te tjera te paligjshme ne Shqiperi e SHBA.

Sipas Byrose Federale te Hetimeve organizata vepronte ne shume shtete te Amerikes si Nju Jork Micigan Konektikat.
m.a/News24/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›