Gjykata zyrtarizon tërheqjen e prokurorisë nga bllokimi i gënjeshtërt i pronave të Erion Isufit

Gjykata e Shkallës së parë e Tiranës, ka zyrtarizuar dje tërheqjen e prokurorisë nga bllokimi i pronave dhe pasurive të shtetasit Erion Isufi. Gjyqtari Sokol Tona, ka komunikuar vendimin e rrëzimit të kërkesë së Erion Isufit, për zhbllokim pronash, duke komunikuar se, pronat e tij, nuk kanë qenë të bllokuara, por thjesht në proces verifikimi. Për gjykatën, Erion Isufi nuk është person në hetim, ndaj prokuroria zhvilloi vetëm procedura verifikimi ndaj tij, për të konkluduar nëse ishte i përfshirë ose jo në çështjen “Fazliç”. Me vendimin e sja të djeshëm, Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës ka konfirmuar tërheqjen e prokuroritë të njësisë Task Force pranë prokurorisë së Tiranës, Dritan Rreshka, që po heton biznesmenin Damir Fazliç dhe personat e dyshuar si bashkëpunëtor të tij. Prokurori reshka, konfirmoi vetë para gjykatës se, Erion Isufi, është verifikuar nga prokuroria në lidhje me përfshirjen e tij në çështjen “Fazliç” dhe ka rezultuar se nuk ka pasuri të bllokuara. Erion Isufi, i njohur si familjar i ministrit të Jashtëm Lulzim Basha, ishte në listën e personave që u verifikuan nga prokuroria pasi kjo e fundit regjistroi procedimin penal ndaj biznesmenit Damir Fazliç, për pastrim parash. Procedura e verifikimit të Isufit nga organi i akuzës ishte për shkak se ai ka ushtruar funksionin e administratorit në disa prej bizneseve të Damir Fazliç në Shqipëri. Kjo procedurë verifikimi e pretenduar nga prokuroria nuk ishte asgjë më shumës e një gënjeshtër dhe abuzim, ndërsa organi i akuzës, më se një herë publikisht kishte mbushur faqe gazetash me deklarime se kishte bllokuar pronat e Erion Isufit. ...