Gjykatësi: Hajdutët kanë kurajë. Cameron: Janë frikacakë
Një debat interesant ka shpërthyer në Britaninë e Madhe.
Një gjykatës ka vlerësuar hajdutët, duke thënë se kanë treguar kurajë duke hyrë në shtëpi për të vjedhur. Ai e ka lënë më pas të lirë hajdutin me disa precedentë. Ndaj tij ka nisur një hetim, ndërkohë që qëndrimi i tij ka nxitur edhe reagimin e kryeministrit David Cameron. Më kanë vjedhur dy herë dhe ndjehesh krejtësisht i dhunuar kur dikush të hyn në shtëpi. Vjedhja është një krim i neveritshëm dhe i urryer, tha Cameron.
Gjykatësi Peter Bowers liroi të akuzuarin Richard Rochford duke thënë se të hysh në shtëpinë e dikujt kërkon kurajë. Ai deklaroi se nuk e dërgon në burg pasi burgu rrallë i bën mirë kujt.
26 vjeçari Rochford ka vjedhur tre shtëpi dhe po tentonte të vidhte një të katërt. Ai i kryente krimet pasi kishte nevojë për drogë. Rochford ra nën varësinë e drogës kur ishte në burg për një tjetër krim.
Duhet një guxim i madh që të vjedhësh në shtëpinë e dikujt. Unë nuk do kisha nerva për këtë. I nxitur nga dëshpërimi dhe droga, ti ishe i përgatitur për ta bërë këtë. Mendoj se burgu rrallë i bën mirë kujt. Zakonisht njerëzit e ndryshojnë mendjen nëse duan, jo sepse janë në burg. Nuk mendoj se dikush do përfitojë nëse ti shkon në burg. Thjesht do ndjehemi pak më të çliruar se hoqëm një hajdut nga rrugët, tha gjykatësi.
Rochford do ishte dënuar me 2 vite e gjysëm burg.

Gjykatësi Bowers

Kryeministri Cameron

Richard Rochford