E Martë, 3 Nëntor 2026

Gjykatësi kërcënon Tramp se do të nxjerrë nga salla e gjyqit, akuzohet për shpifje e dëmtim reputacioni

Donald Tramp u kërcënua me përjashtim nga gjyqi i tij civil në Manhattan të mërkurën, pasi ai injoroi vazhdimisht një paralajmërim për të rrinte në heshtje ndërsa shkrimtarja E. Jean Carroll dëshmonte se ai i shkatërroi reputacionin, pasi e akuzoi atë për abuzim seksual.

Gjykatësi Lewis A. Kaplan i tha ish-presidentit se e drejta e tij për të qenë i pranishëm në gjyq do t’i hiqet nëse ai mbetet problem. Pas një paralajmërimi fillestar, avokati i Carroll tha se Tramp mund të dëgjohej ende duke bërë komente me avokatët e tij, duke përfshirë frazat “është një gjueti shtrigash” dhe “është me të vërtetë një  mashtrim”.

“Zoti Trump, shpresoj se nuk duhet të konsideroj përjashtimin nga gjyqi,” tha Kaplan duke shtuar: “E kuptoj që ju ndoshta jeni të etur që unë ta bëj këtë”.

“Do të më pëlqente”, u përgjigj Tramp, duke ngritur supet teksa u ul mes avokatëve Alina Habba dhe Michael Madaio në tryezën e mbrojtjes.

“E di që do të të pëlqente. Ju thjesht nuk mund ta kontrolloni veten në këtë rrethanë, me sa duket”, u përgjigj Kaplan.

“As ju ​​nuk mundeni,” pëshpëriti Tramp.

Ish-Presidenti i ka hedhur poshtë gjithë akuzat e ngritur nga shkrimtarja. Për shkak se juria e parë e shpalli fajtor Trump për abuzim seksual me zonjën Carroll, në vitet 1990 dhe më pas për shpifje ndaj saj në vitin 2022, gjyqi i ri lidhet vetëm me dëmshpërblimin që ai do të detyrohet t’i paguajë shkrimtares për sulmet verbale ndaj saj, të bëra në kohën kur zoti Tramp ishte president. Juria mund të vendosë edhe që Trump mund të mos paguajë asgjë.

Në një postim në median sociale të martën ai shkruajti se çështja nuk ishte gjë tjetër veçse “një gënjeshtër e fabrikuar politike” që i kishte siguruar para dhe famë akuzueses së tij.

“Jam i vetmi i dëmtuar nga kjo përpjekje për zhvatje“, shkruante ai në një postim në platformën e tij “Truth Social”.

Shkrimtarja Carroll, ka thënë se Tramp i ka shkaktuar asaj një dëm të madh. Sipas saj, Tramp e përdhunoi atë në një dhomë zhveshjeje, gjatë një takimi të rastësishëm mes tyre në një dyqan luksoz në 1996, dhe kur ajo e publikoi rastin, në një libër me kujtime të botuar në vitit 2019, ai i kundërshtoi akuzat, duke hedhur dyshime tek fjalët, motivet e madje tek gjendja e saj mendore.

“Ai më quajti gënjeshtare në mënyrë të përsëritur dhe kjo realisht ka shkatërruar reputacionin tim. Unë jam gazetare. E vetmja gjë që duhet të kem është besimi i lexuesve. Ata nuk më besojnë më“, tha ajo gjatë një dëshmie në prill në gjyqin e parë.

Sipas Carroll, për shkak të reagimit të Tramp ndaj akuzave të saj, ajo ka humbur me miliona lexues, si dhe punën në revistën Elle, ku prej më shumë se një çerek shekulli, shkruante një artikull me këshilla të titulluar “Pyet E. Jean”.

Por përfaqësuesit e revistës thonë se kontrata e saj nuk u rinovua për të tjera arsye, që nuk lidhen me rastin. Një nga avokatet e Carroll, Shawn Crowley, tha në deklaratën e hapjes në gjykatë, se shkrimtarja ka marrë kërcënime me vdekje nga mbështetësit e Tramp.

Avokatja e Trump, Alina Habba, u kundërpërgjigj duke thënë se Carroll po kërkonte mbatjen përgjegjës të Tramp për “disa postime të ndryra në twitter të bëra nga llogari false”. Në komentet e tij ndaj Carroll ai “thjesht kishte mbrojtur veten” tha ajo.

Tramp thotë se mes tij dhe shkrimtares nuk ka ndodhur kurrë asgjë, e që madje, ai nuk e ka takuar kurrë atë. Por një foto e marrë gjatë një festë në vitit 1987, tregon Tramp dhe Carroll, të shoqëruar nga ish-bashkëshortët e tyre. Tramp thotë se ajo ishte një foto e rastësishme, që “nuk duhet të llogaritet”.

Tramp nuk mori pjesë në gjyqin e mëparshëm mbi këtë çështje që u zhvillua në maj të vitit të kaluar. Në atë kohë juria arriti në vendimin, se ai kishte abuzuar seksualisht dhe kishte shpifur ndaj Carroll, duke e detyruar ish-presidentin t’i paguante asaj 5 milionë dollarë në dëme. Megjithatë, Carroll thotë se nuk arriti t’i vërtetojë pretendimet e saj se Tramp, e kishte përdhunuar. Carroll kërkon tashmë të paktën 10 milionë dollarë në formë dëmshpërblimi për shpifjet ndaj saj.

Carroll, 80 vjeç, ishte dëshmitarja e parë në një gjyq të gjykatës federale të Manhattan-it që përcaktoi dëmet, nëse ka, që Tramp i detyrohet asaj për vërejtjet që ai bëri kur ishte president në qershor 2019, pasi ai mohoi me forcë se e kishte sulmuar atë ose se e njihte atë. Një juri vitin e kaluar zbuloi tashmë se Tramp e kishte abuzuar seksualisht me të në 1996. AP

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›