Gjykimi, edhe Meta kërkon të shpëtojë me tejkalim afatesh të hetimeve
Ashtu si Lulzim Basha, edhe Ilir Meta kërkon që ti shpëtojë gjykimit të tij me pavlevshmëri hetimesh dhe tejkalim afatesh.
Gjatë seancës së parë të zhvilluar gjatë ditës së sotme në Gjykatën e Lartë, avokati i kreut të LSI-së, ka kërkuar pavlefshmëri të hetimeve, pasi sipas tij, prokuroria ka kaluar afatet.
Përveç kësaj, sipas tij, prokuroria ka kryer një tjetër shkelje, pasi ka kryer hetimet në kohën që Meta ishte deputet dhe gëzonte imunitet.
Ilir Meta akuzohet për aferën e tij prej 700 mijë eurosh, pas publikimit të video-skandalit nga ana e Dritan Priftit.
Deri më tani, Meta ka thënë se do të presë përfundimin e hetimeve të prokurorisë, por tashmë duket se ka ndërruar mëndje dhe kërkon pavlefshmëri të tyre.
Seanca e ardhshme për Ilir Metën është caktuar gjatë javës së ardhshme, ndërsa kjo e sotmja ishte e para për kreun e LSI-së.