E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ: Akuzat e opozitës janë të pabaza. Ristani shkarkon vëzhguesen e PS

Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë me dije se akuzat e opozitës për manipulime me kutitë e votimeve janë të pabaza.

Zëdhënësi i KQZ-së, Leonard Olli, ka thënë se integriteti i kutive është i padiskutueshëm, ndërsa ka shtuar se masat e kontrollit e bëjnë të pamundur manipulimin e kutive dhe pretendimin e opozitës.

Sipas Ollit, nuk ka asnjë mundësi që të kenë ndrshuar kodet e sigurisë të kutive të votimit, pasi kjo gjë mund të verifikohet nga ana e subjekteve politike.

Në fund, ai ka thënë se procesi për numërimin e votave për Tiranën pritet që të zgjasë nga 7 në 10 ditë.

Por, pavarësisht pretendimeve të KQZ-së, sërish janë gjetur fletë të qedrave të tjera, ndërsa kodet nuk korrenspondojnë. Kjo gjë u denoncua edhe nga përfaqësuesi ligjor p PS-së në KQZ, Genc Gjoncaj.

Në një kuti mungonte zarfi i fletëve të pavlefshme, fletët e votimit fluturojnë nga një kuti në tjetrën. Kodet nuk korrespondojnë me kodet e mbyllura nga grupet e numërimit. Këto bëjnë që ky proces të jetë tejet i manipuluar dhe parapërgatirur nga KQZ dhe i paligjshëm, ka thënë Gjoncaj

Ndërkohë, është shoqëruar me debate dhe tension mes kreut Ristani dhe përfaqësuesve të PS numërimi i kutive të njësisë 4 në KQZ. Me pretendimin se janë lexuar gabim kodet e kutive, Ristani vendosi shkarkimin e një vëzhgueseje socialiste, gjë që ngjalli reagimin e përfaqësuesve të opozitës.

Me 4 vota pro dhe 2 kundër u vendos shkarkimi i vëzhgueses Anila Çobani dhe iu la 1 orë kohë PS për ta zëvendësuar. Në këtë grup numërimi, puna u ndërpre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›