E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykimi i te dyshuarve per terrorizem ende proces i paqarte

Ne shtator 2011 do te mbushen plot 10 vjet qe nga sulmet terroriste te 11 shtatorit 2001. Nderkohe qe personi qe mendohet si ideator i ketyre sulmeve Khalid Sheik Mohamed mbahet nen arrest nga autoritetet amerikane nuk eshte e qarte se ku mund te zhvillohet procesi i tij gjyqesor. Nje nga arsyet jane polemikat e vazhdueshme lidhur me sistemin gjyqesor qe do te zhvilloje procesin ai civil apo ushtarak. Disa nga gjyqet kunder te dyshuarve per terrorizem ende nuk e kane zgjidhur kete dileme

Ne muajin janar kryetari i bashkise se Nju Jorkut Majkell Blumberg e terhoqi mbeshtetjen qe i kishte dhene me pare nje vendimi te administrates Obama per te gjykuar persona te dyshuar per sulmet e 11 shtatorit ne gjykatat civile te Nju Jorkut. Zoti Blumberg tha se gjyqe te tilla mund ti kushtonin qytetit qindra miliona dollare si kosto shtese per sigurine

Ka vende ku do te kushtonte me pak per taksapaguesit dhe do te shkaktonte me pak nderprerje se ne Nju Jork. Per shembull ne baza ushtarake jashte qendrave urbane ku eshte me e lehte dhe me pak e kushtueshme te garantohet siguria.

Anetaret republikane te Kongresit kane ngritur kritika lidhur me gjykimin e te pandehurve ne gjykata civile. Ata akuzojne administraten se po tregohet e bute me te akuzuarit per terrorizem duke mos i nxjerre ne gjykata ushtarake. Senatori republikan nga Alabama Xhef Seshens

Gjyqet civile per luftetaret terroriste nuk i kerkon ligji politika historia traktatet apo drejtesia e thjeshte. Megjithate me sa duket kjo politike vazhdon te mbetet ne fuqi ose se paku e pazgjidhur.

Prokurori i Pergjithshem Erik Holder ka pohuar se e konsideron kete ceshtje si te pazgjidhur

Nuk eshte marre nje vendim perfundimtar lidhur me forumin ne te cilin do te gjykohet Khalid Sheik Mohamedi apo te pandehurit e tjere. Sic e kam thene qe ne fillim ka argumente per te dyja gjykatat. Duhet ta kene te qarte te gjithe se ka nje numer faktoresh qe lidhen me drejtesine sigurine kombetare dhe ceshtje praktike qe po analizohen.

Ne proceset gjyqesore te zhvilluara deri tani ne gjykatat civile nuk ka pasur probleme sigurie. Gjykata civile u duk se ishte alternativa e duhur kur nje juri e perbere nga banore te Nju Jorkut shpalli fajtore mjeken neurologe pakistaneze Asfia Sadiki per sulmin me arme zjarri ne shtator ndaj agjenteve te FBI-se dhe ushtareve pas arrestimit te saj ne Afganistan. Ajo u denua me 86 vjet burgim. Megjithate 2 muaj me pas juria ne te njejten gjykate shpalli te pafajshem te pandehurin Ahmed Ghilani per te gjitha akuzat me perjashtim te njeres. Ai u gjykua ne lidhje me shperthimet e 1998-s ne ambasadat amerikane ne Kenia dhe Tanzani.

Pedagogu i Drejtesise ne Universitetin e Kolumbias Matthew Waxman thote se vendimet e gjykatave ushtarake mund te anulohen me apel ashtu si edhe ne gjykatat civile. Ai shton se denimet ne keto gjykata nuk jane medoemos me te ashpra se ato te sistemit civil

Kemi pare plot procese ne gjykata civile qe kane perfunduar me vendime dhe denime mjaft te forta per te pandehurit per terrorizem. Po ashtu kemi pare plot komisione ushtarake te japin denime te lehta.

Ai sjell si shembull dallimin radikal mes denimit te pezulluar prej 9 muajsh burgim per australianin Dejvid Hiks nga nje gjykate ushtarake amerikane dhe denimin me 20 vjet burgim qe iu dha te ashtu-quajturit amerikani- taleban Xhon Uoker Lind nga nje gjykate civile. Te dy ata u arrestuan ne Afganistan ku ishin bashkuar me talebanet. Nje gjykate ushtarake po ashtu denoi me 5 vjet e gjysme Salim Ahmed Hamdanin roje personale dhe shofer i udheheqesit te Al-Kaides Osama bin Laden ndersa Ahmed Gilani pritet te marre denim me burgim prej minimumi 20 vjetesh ne nje gjykate civile.

Nderkohe ende nuk eshte marre ndonje vendim se ku dhe kur do te gjykohet Khalid Sheik Mohamed. Po ashtu ka gjasa qe ai te mbahet nen arrest ne bazen Guantanamo te Kubes per nje afat te pacaktuar nen kategorine e luftetarit armik. Te dyshuar te tjere te nje rendesie me te ulet mund te vazhdojne te gjykohen ne gjykata civile.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›