E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafikanti Viktor But hedh poshte oferten e amerikaneve

Nje shtetas rus qe aktualisht mbahet nga autoritetet amerikane i akuzuar si nje nder trafikantet me te medhenj te armeve ne bote thote se ka hedhur poshte oferten e amerikaneve per denim me te lehte me kusht qe te tregonte bashkepunetoret e tij ne Rusi dhe vende te tjera.

Viktor But mbahet ne nje burg amerikan ne pritje te gjykimit. Ai e ka akuzuar Uashingtonin se po zhvillon nje fushate per te njollosur imazhin e tij dhe se ai nuk ka shprese qe procesi i tij gjyqesor ne Amerike te jete i drejte.

Komentet e tij i publikoi sot agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti.

43-vjecari qe ka qene perkthyes per ushtrine sovjetike kembengul se eshte i pafajshem dhe se autoritetet amerikane po perpiqen ta shfrytezojne si koke turku per nje numer problemesh nderkombetare.

I akuzuari Viktor But u ekstradua nga Tajlanda ne 2010 dy vjet pas arrestimit ne nje operacion te fshehte nga agjentet amerikane. Ai akuzohet se ka perdorur nje flotilje avionesh transporti per trafik armesh per kryengrites dhe ekstremiste ne Afrike Ameriken e Jugut dhe Lindjen e Mesme gjate viteve 90. Ai thote se ka operuar nje biznes te rregullt transporti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›