E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i Egjiptit fton per unitet pas bombes fatale

Kajro 2 janar 2011 - Presidenti i Egjiptit Hosni Mubarak u ka bere thirrje egjiptianeve qe te bashkohen kunder terrorizmit pas shperthimit te bombes para Kishes Kopte ne qytetin e Aleksandrise.

Ne nje fjalim televiziv Hosni Mubarak tha se sulmi qe dyshohet te jete vetevrases i cili u mori jeten te pakten 21 njerezve dhe plagosi afro 80 te tjere e mban shenjen e duarve te huaja qe synojne ta destabilizojne Egjiptin.

Askush ende nuk e ka marre pergjegjesine per sulmin qe ndodhi mbremjen e se premtes.

Presidenti amerikan Barak Obama e denoi kete akt barbar dhe i ofroi cdo ndihme qeverise se Egjiptit per tiu pergjigjur ndaj tij.

Njoftimet fillestare sugjeruan se shperthimi u shkaktua nga nje makine bombe por autoritetet thane se kishte gjasa qe te kete qene nje sulm vetevrases.

Shperthimi ndodhi pak pas mesnate dhe kur qindra besimtare po dilnin nga mesha e vitit te ri ne kishen ortodokse egjiptiane.

Skeleti i makines se shkaterruar ndodhet perballe kishes por policia po heton burimin e bombes.

Muret e Kishes dhe te nje xhamie qe ndodhet prane saj jane mbuluar me gjak.

Te gjitha xhamat e dritareve te xhamise jane thyer dhe shkaterrime ka patur edhe brenda. Kisha ka pesuar deme.

Ministria e Brendshme e Egjiptit tha se ne mes te plagosurve ishin edhe tete myslimane nga nje xhami ne anen tjeter te rruges.

Pas shperthimit qindra te krishtere protestuan. Ata sulmuan xhamine iu vune zjarrin makinave dhe u perleshen me policine.

Disa te krishtere njoftohet se jane perleshur me policine pasi hyne me force ne xhami raporton BBC.

swfobject.embedSWFhttp//www.youtube.com/v/eSBJvs9zdWMavreloaded03002409.0.28/plugins/content/avreloaded/expressinstall.swf falsewmodeopaquebgcolorFFFFFFidpavreloaded0styleclassallvideos

Zyrtare te qeverise thone se ishin marre masa intensive sigurie perpara festimeve per vitin e ri.

Nuk dihet se kush e ka kryer sulmin por ne Egjipt siguria eshte forcuar pasi Al Kaeda kercenoi te krishteret atje ndersa sulmoi nje kishe ne Bagdad.

Presidenti egjiptian Hosni Mubarak mbajti nje fjalim televiziv gjate te cilit ai tha se terroristet kishin sulmuar kombin.

Ai u beri thirrje myslimaneve dhe te krishtereve qe te qendronin te bashkuar per te luftuar terrorizmin.

Mubarak tha se sulmi ne Aleksandri mbante vulen e duarve te huaja qe kerkonin te destabilizonin Egjiptin.

Dhuna sektariane ka pesuar nje rritje ne Egjipt vitin e kaluar. Analistet thone se rritja e islamit politik dhe paaftesia e qeverise per te adresuar shqetesimet e komunitetit ortodoks te krishtere i ka nxitur me tej tensionet.

swfobject.embedSWFhttp//www.youtube.com/v/eSBJvs9zdWMavreloaded03002409.0.28/plugins/content/avreloaded/expressinstall.swf falsewmodeopaquebgcolorFFFFFFidpavreloaded0styleclassallvideos

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›