E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjykimi në Hagë, Doli: Çdo seancë monitorohet me kujdes maksimal

PRISHTINË, 15 shtator /ATSH/ Ambasadori i Kosovës në Holandë, Dren Doli deklaroi sot se të gjitha seancat gjyqësore janë monitoruar nga ambasada me kujdesin më të madh

Kështu u shpreh ai para mediave, teksa ka arritur pranë Dhomave të Specializuara në Hagë.

“E përcjellim çdo herë ose online, ose me prezencë fizike. Nuk ka asnjë seancë e cila nuk monitorohet nga ambasada me kujdesin më të madh”, deklaroi ai para mediave.

Të dielën, rreth 10 mijë shqiptarë kanë mbajtur protestë masive në Hagë, qytetin holandez ku e ka selinë Gjykata Speciale.

Ai tha se protesta e djeshme e dërgoi mesazhin e duhur, ndërkohë që u pyet se pse dje ishte e pranishme policia pranë ambasadës.

James Rubin, i cili gjatë luftës në Kosovë ishte ndihmëssekretar amerikan i Shtetit, pritet të nis sot dëshminë e tij në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Seanca në Dhomat e Specializuara të Kosovës – me seli në Hagë të Holandës – do të nis në orën 9:00, ndërkaq për publikun transmetohet me 45 minuta vonesë në faqen zyrtare të gjykatës.

/Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›