Abissnet Superiore, mbyllet java e tretë

TIRANË, 15 shtator /ATSH/ U luajtën dje dy ndeshjet e fundit të javës së tretë të kategorisë Abissnet Superiore.
Në “Elbasan Arena”, AF Elbasani fitoi 1-0 ndaj Dinamo City, ndërsa Teuta barazoi 1-1 me Vorën në “Niko Dovana”.
Me këtë fitore Elbasani merr kryesimin e kampionatit me 7 pikë, pas tri javëve të para.
Të shtunën Egnatia fitoi në transfertë ndaj Bylisit 1-0, ndërsa Tirana dhe Flamurtari u ndanë në barazim 1-1 në kryeqytet.
Vllaznia mori një fitore bindëse 4-1 ndaj Partizanit në “Loro Boriçi”.
Java e tretë e Superligës. Foto: Agim Dobi 1 nga 13