E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykimi për Timoshenkon, shtyhet proçesi për në shtator

Gjykata në Kharkiv të Ukrainës ka shtyrë gjykimin për ish-kryeministren Julia Timoshenko, nën akuzën për evazion fiskal.

Gjykatësi Konstantin Sadivski ka bërë të ditur se gjykimi shtyhet deri më 11 shtator, për shkak të kërkesës së prokurorëve që e pandehura të marrë pjesë në gjykim përmes video-lidhjes.

Timoshenko, e cila ka thënë se nuk mund të marrë pjesë në gjykim për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, ka refuzuar kërkesën e prokurorëve që nga 31 korriku, ndërsa gjykimi i saj është
shtyrë disa herë.

Ai ka të bëjë me akuzat se Timoshenko ka keqpërdorur miliona dollarë taksa, në lidhje me një kompani private të energjisë, të cilën e ka kryesuar gjatë viteve `90.

Timoshenko, vitin e kaluar, është dënuar me shtatë vjet heqje lirie, për shkak të, siç është thënë, shpërdorimeve me detyrën zyrtare.

Procesin kundër saj, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë cilësuar si të motivuar politikisht.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›