Gjymishka Perfundon me sukses operacioni i doganes shqiptare

Konfiskohen 2240 telefona celularë kontrabandë me vlerë rreth 200 mijë dollarë, në aeroportin e Rinasit. Përfundon me sukses operacioni “Joint Customs operation Rinas” i zhvilluar nga Administarta doganore Shqiptare në bashkëpunim me administratën doganore austriake. Gjatë operacionit u dhanë nga të dy palët për kontroll me risk 23 pasagjerë. Nga ky kontroll në aeroportin e Rinasit nga autoritetet e doganës janë rikthyer për kontroll fizik me skaner shtetasit XH.G, F.K dhe B.Z që udhëtonin në itinerarin Dubai-Vjenë –Rinas të cilët kanë kaluar në doganën e Rinasit në kanalin jeshil “Asgjë për të deklaruar”.
Qëllimi i operacionit ishte zbulimi dhe ndëshkimi i trafiqeve të paligjshëm dhe kontrabandës. Ndërkohë autoritetet doganore po vazhdojnë procedurat e mëtejshme në përputhje me legjislacionin doganor.
Qëllimi i operacionit ishte zbulimi dhe ndëshkimi i trafiqeve të paligjshëm dhe kontrabandës. Ndërkohë autoritetet doganore po vazhdojnë procedurat e mëtejshme në përputhje me legjislacionin doganor.