Deputetët grekë: Shqipëria nuk na e jep detin për gazin. Janë 500 miliard dollarë rezerva
Ligjvënësit grekë dyshojnë se pas shtyrjes së marrëveshjes për detin është presioni i Aleancës Kuq e Zi dhe partisë së çamëve
Ministri i Jashtëm grek, Stavros Dimas ka raportuar në Komisionin për Politikën e Jashtme dhe Mbrojtje në lidhje me paktin detar me Shqipërinë. Ai ka thënë se ka biseduar me homologun shqiptar, Edmond Haxhinasto për këtë çështje. Por siç raporton Shekulli, kanë qenë pikërisht deputetët që janë treguar të ashpër, duke thënë se Shqipëria nuk e pranon ndarjen e detit për shkak të rezervave të gazit.
Deputeti Qirjakos Velopulos tha: Për marrëveshjen e ujërave, ju zoti ministër duhet ta dini se problemi i shqiptarëve janë ishujt e Jonit. Dihet shumë mirë pse po e diskutojmë këtë çështje- janë rezervat kolosale të gazit që ndodhen në afërsi të këtyre ishujve. Këtë e thonë edhe gjeologët. Shqiptarët nuk e pranojnë ndarjen e kufirit sepse aty ndodhen 5 miliardë metër kub gaz. E përsëris, 5 miliardë metër kub gaz, herë 100 dollarë fuqia, bëhet fjalë për 500 miliardë dollarë. Nuk më intereson a janë socialistët apo demokratët ata që qeverisin aktualisht Shqipërinë, më intereson të di kush u ka thënë të thonë jo për këtë marrëveshje.
E mesa duket, dyshimet e grekëve janë se Aleanca Kuq e Zi dhe partia e çamëve kanë bërë presion për këtë çështje.
Të gjithë po e kuptojmë se kemi të bëjmë me një aleancë të heshtur mes Aleancës Kuq e Zi, partisë së çamëve, Partisë Socialiste, por edhe demokratëve të Berishës, që ndonëse mund të jetë për qëllimet e brendshme, kanë si objektiv Greqinë, tha