Guxholli Shume shpejt nis aplikimi online i koncesioneve

Kërkesa e biznesve për të patur më tepër transparencë për koncensionet u dëgjua dhe shumë shpejt, pritet të nisë aplikimi i këtij procesi online. Këshilltarja e kryeministrit për ekonominë, Suzana Guxholli bën të ditur për abc neës, se tashmë ka filluar puna për këtë praktikë të re, që do të lehtësojë aplikimet e bizneseve dhe do të rrisë besueshmërinë tek ata.
Sipas Guxhollit, kontrata më të shumta koncesionare janë në fushën energjetike. Gjithashtu ajo pohoi se praktika të tilla janë histori suksesi në çdo qeveri.
Pak ditë më parë, këshilli i ministrave miratoi vendimin për aplikimin 100 për qind online të kontratave koncesionare.