Gjyqi i Remzi Hoxhës,dëshmon Fatos Klosi

Në gjyqin për biznesmenin, shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha ka dëshmuar edhe Fatos Klosi,ish kreu i SHISH-it . Trupi gjykues ka pranuar kërkesën e Fatos Klosit që seanca të behej me dyer të mbylluara. Klosi do të dëshmojë informacione të rezervuara në lidhje me këtë çështje. Për zhdukjen e Remzi Hoxhës nën akuzë janë edhe Arben Sefgjini, ish kreu i SHISH-it të Tiranës, Ilir Kumbaro, e Avni Koldashi.