Bush-Topit,mirënjohje për kontributin në Irak

Ish- presidenti amerikan, George W. Bush i ka dërguar një mesazh presidentit Bamir Topi dhe njëkohësisht Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura në të cilin shprehet mirënjohja dhe vlerësimi për kontributin e dhënë nga forcat e armatosura të Shqipërisë në kuadër të misionit gati pesëvjeçar në Irak."Kam dëshirë të shpreh mirënjohjen e thellë të Shteteve të Bashkuara për qeverinë dhe popullin e Shqipërisë për trupat që vendi juaj ka kontribuar për Forcën Ndërkombëtare në Irak nga prilli i 2003 deri në dhjetor të 2008", thuhej ne mesazhin e Bush-it ."Kjo gatishmëri e Shqipërisë për të mbështetur ngritjen dhe forcimin e qeverisjes demokratike në Irak, megjithë vështirësitë e mëdha, dëshmon për shpirtin e popullit shqiptar dhe përkushtimin e tij për t'i shërbyer çështjes së lirisë globale, që unë e kam përjetuar vetë qartësisht gjatë vizitës sime në Tiranë vitin e kaluar", shprehet Bushi.Ish presidenti amerikan vlerëson se " Populli i Shqipërisë duhet të jetë krenar për pjesëmarrjen në ndërmarrjen e suksesshme për të ndihmuar Irakun që të sigurojë lirinë e vet. Ne presim me gëzim të shërbejmë së bashku me kontigjentet e ardhshme shqiptare në mbrojtje të lirisë". Bush ka konsideruar se në sajë të ekperincës së përbashkët u tregua se partneriteti midis Shqipërisë e SHBA-së është thelluar në vitet e fundit. "Unë kam besim që këto lidhje do të forcohen ndërkohë që Shqipëria zë vendin e saj si anëtare e NATO-s ndërkohë që qeveritë tona rrisin bashkëpunimin e tyre në shërbim të sigurisë globale, lirisë dhe paqes", theksohet në mesazhin e ish-presidentit George W. Bush.