E Shtunë, 31 Tetor 2026

Levizja Vetevendosje akuzon KQZ Rinumerimi i pjeserishem legjitimon vjedhjen e votave

Prishtine 20 dhjetor NOA- Levizja Vetevendosje ka akuzuar sot Komisionin Qendror te Zgjedhjeve ne Kosove se po legjitimon krimin dhe manipulimet e votave ne komuna te ndryshme te Kosoves. Vetevendosja e akuzoi KQAZ-ne se ne vend qe te nise nje hetim mbi votimin e shumefishte dhe mbushjen e kutive me vota te parapergatitura KQZ-ja po e legjitimon krimin duke e bere rinumerimin e pjeserishem te kutive shume prej te cilave sipas kesaj levizjeje ishin te hapura dhe mund te mbusheshin lehte edhe me fletevotime jolegjitime gjate bartjes se tyre perdrejt KQZ-se.

Vetevendosja theksoi se sipas raportimeve te mediave te shtunen KQZ-ja ka filluar rinumerimin e votave ne 40 perqind te vendvotimeve te shperndara neper Kosove. Rishtas Levizja Vetevendosje i ka kontestuar rezultatet e zgjedhjeve te 12 dhjetorit te cilat ishin jodemokratike dhe se rezultatet dolen mes nje mashtrimi gjitheperfshires sistematik dhe te organizuar.

Ky vendim si dhe vendimi qe te mbahen ri-zgjedhje ne vetem 5 komuna te Kosoves eshte i pjesshem me qellim qe te mbulohen dhe legjitimohen manipulimet ne pjese te tjera te Kosoves argumentoi Levizja Vetevendosje duke i bere thirrje sakaq KQZ-se qe te nise hetimin e krimit qe ka ndodhur me 12 dhjetor ne menyre qe pergjegjesit te japin llogari.

I bejme thirrje faktoreve nderkombetare qe mos ta mbeshtesin kete rinumerim te pjeserishem dhe kete shplarje te votave por te mbeshtesin kerkesat per hetim te pavarur dhe transparent te krimeve qe u bene gjate ketyre zgjedhjeve perfundoi deklarata e levizjes Vetevendosja.

mit/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›