E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjyqi ndaj Ilir Xhakjas, refuzon të dëshmoj polici që shoqëronte Tahirajn

Gjykata e Krimeve të rënda po zhvillon sot seancën gjyqësore ndaj Ilir Xhakjas, i cili akuzohet për vrasjen e kryekomisarit të Shijakut Adem Tahiraj.

Në seancën e sotme ishte parashikuar të jepte dëshminë e tij Fatmir Hoxha, një prej oficerëve të policisë të cilët shoqëronin komisar Tahirajn ditët e vrasjes por ai nuk ka pranuar të dëshmojë.

Në dy seancat e kaluara janë marrë në pyetje disa dëshmitarë të organit të akuzës dhe asnjëri prej tyre nuk e kishte parë momentin e vrasjes së kryekomisar Adem Tahirajt nga i pandehuri.

Të gjithë të pyeturit, pranuan para togave të zeza se kishin parë viktimën dhe efektivët e tjerë të policisë duke patrulluar zonën, ku edhe ka ndodhur ngjarja.

Ish-kreu i komisariatit të Shijakut, Adem Tahiraj, u ekzekutua më 13 Shtator, në fshatin Katund Sukth ndërsa për vrasjen e tij është akuzuar Ilir Xhakja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›