E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi takon Arvizun: Do të kemi zhvillime të reja

Fatjona Mejdini

Bisedimet

Kryetari i FRD-së diskuton për çështjen e garantimit të standardit në zgjedhje

Bamir Topi & Alexander ArvizuFryma e Re Demokratike nuk pritet të bëhet pjesë e asnjë koalicioni të drejtuar nga dy partitë e mëdha në vend, PD-ja e Kryeministrit Berisha dhe PS-ja e kreut të opozitës Edi Rama. Dje, kjo forcë politike ka preferuar të qëndrojë larg tensionit të negociatave të zhvilluara në selitë e dy partive kryesore dhe kreu i saj, Bamir Topi, ka zhvilluar vetëm një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në këtë takim bëhet e ditur se është kërkuar, për shkak të faktit se FRD do të dalë vetëm në zgjedhje, më shumë garanci për ruajtjen e votës. Por përsëri Topi ka theksuar se ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë sot. Ishte një bisedë pune dhe pse jo, midis miqve. Le tia lëmë ditës së nesërme (sot) për të njoftuar. Do ketë të reja deri nesër, theksoi Topi pas takimit me ambasadorin amerikan. Ai nuk harroi të flasë dhe për situatën problematike që Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. KQZ nuk mund të ndryshojë pas miratimit në Kuvend. Është një gafë dhe defekt i Parlamentit, që çështjen e KQZ e trajton si çështje partish. Ky është një defekt i rëndë i perceptimit të demokracisë. Unë uroj që KQZ të administrojë me përgjegjësinë e ligjit, theksoi Topi.

F.Mejdini

Topi takon Arvizun: Do të kemi zhvillime të reja burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›