E Diel, 1 Nëntor 2026

Idrizi: Duam një ministri diaspore

Gazeta Shqip

Negociatat

PDIU 

Shpetim IdriziNë darkë, në orën 20:40, nga selia e PD-së ka dalë kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Për më shumë se gjysmë ore, Idrizi ka negociuar me Boden dhe Bylykbashin për mundësinë e përfshirjes së PDIU-së në këtë koalicion. Patëm një diskutim të gjerë me përfaqësuesit e PD-së. Insistuam për jetësimin e programit tonë politik. Kemi kërkuar që i gjithë ky koalicion të jetësojë rezolutën për çështjen. Reagimi ka qenë pozitiv, pasi bëhet fjalë për një gjë të përbashkët. Kemi insistuar për një ministri Diaspore, ne insistojmë në këtë pikë, deklaroi Idrizi pas takimit. Kreu i PDIU-së theksoi se nuk janë mbyllur ende negociatat dhe sot pritet të ketë një takim tjetër mes dy të mandatuarve nga Kryesia e PD-së, Bodes dhe Bylykbashit.

Idrizi: Duam një ministri diaspore burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›