Filmi “Super Mario” thyen rekord në shitjen e biletave për fundjavë
Jo vetëm në lojë, tashmë Super Mario ka thyer rekorde në shitjen e biletave për fundjavën e katërt radhazi në kinematë amerikane dhe kanadeze, ndërsa fitimet globale kapën vlerën prej 1 miliardë dollarësh për filmin "The Super Mario Bros”.
“The Super Mario Bros" është bërë filmi i 10-të i animuar që arrin këtë rekord historik, teksa është i pari që nga viti 2019.
Në javën hapëse në SHBA hidrauliku italian më i famshëm në botë ka arritur të gjenerojë 377 milionë dollarë fitime në gjithë botën, duke tejkaluar madje edhe rekordin e vendosur më parë nga “Frozen 2”, për filmin e animuar me më shumë të ardhura në fundjavën e parë.
Që atëherë, ai është bërë filmi me fitimet më të larta gjatë vitit 2023, si dhe më fituesi ndonjëherë për një film të bazuar në videolojë.
Filmi është bazuar të hidraulikët me bazë në Bruklin të njohur si Mario dhe Luigi, të cilët janë zhytur në Mbretërinë mistike të Kërpudhave. Së bashku me Princeshën Peach, ata do tentojnë të ndalojnë Beëser-in e fuqishëm nga dominimi total.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
