Fituesi dhe prezantuesi i "Master Chef" ndërron jetë papritur, në moshën 46 vjeçare
Kuzhinieri fitues dhe prezantuesi i MasterChef Australia, Jock Zonfrillo, ka vdekur papritur në moshën 46 vjeçare. Skocezi ka punuar në restorante të njohura në mbarë botën përpara se të hapte të tijin në Australi.
Vdekja e tij u konfirmua nga transmetuesi Netëork 10 në ditën kur premiera e sezonit 2023 të MasterChef u vendos të transmetohej. Zonfrillo ka lënë pas gruan Lauren Fried dhe katër fëmijë, të cilët në një deklaratë thanë se zemrat e tyre ishin "shpartalluar".
Zonfrillo u gjet i vdekur në një shtëpi në Melburn kur policia kreu një kontroll në orët e para të mëngjesit të së hënës. Policia e Viktorias tha se vdekja nuk po trajtohet si e dyshimtë.
Shefat e famshëm të kuzhinës Jamie Oliver dhe Gordon Ramsay, si dhe një mori ish-konkurrentësh të Masterchef kanë shkruar mesazhe ngushëllimi për ndarjen e papritur nga jeta të Jock Zonfrillo.
Jock Zonfrillo (në mes) me bashkepunetoret e tij ne MasterChef Australia
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
