E Diel, 1 Nëntor 2026

“Presidenti të mos dekretojë projektligjin e ‘shtetit digjital'”/ Teliti: Është pronë e shqiptarëve, jo e një qeverie

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorian Teliti, ka ndaj ligjit të miratuar me urgjencë nga mazhoranca socialiste për administrimin e infrastrukturës digjitale të vendit, duke e cilësuar atë si një akt të rrezikshëm me pasoja për sigurinë kombëtare dhe liritë e qytetarëve.

Në një status në rrjetet sociale, Teliti thotë se qeveria po hap rrugën që sistemet kritike digjitale të Republikës së Shqipërisë, përfshirë platformat që mbajnë dhe përpunojnë të dhënat personale të qytetarëve, të kalojnë në administrim të shoqërive hibride me përfshirje të interesave private deri në 49%.

Teliti paralajmëron se ky ligj shmang kontrollin parlamentar, përqendron vendimmarrjen përmes VKM-ve dhe rrit rrezikun për mungesë transparence në kontrata që kapin vlera qindra milionë euro në vit.

Ai i ka bërë thirrje Presidentit të Republikës që të mos e dekretojë ligjin dhe ta kthejë për rishqyrtim, duke theksuar se “shteti digjital” është pronë e qytetarëve dhe jo e një mazhorance politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›