E Diel, 1 Nëntor 2026

“Buka e gojës tatohet më shumë se luksi”/ Blushi: ǒqeveri është kjo që u shtrëngon barkun të varfërve dhe u shton oreksin të pasurve?

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi akuzon qeverinë se po rëndon qytetarët me çmime të larta për produktet bazë, ndërsa sipas tij favorizon luksin dhe interesat e oligarkëve.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Blushi shprehet se, qeveria nuk ul çmimin e bukës por zgjedh të ulë TVSH-në për importin e jahteve.

“Qeveria nuk ul çmimin e bukës! Nuk ul çmimin e një kokërr veze. Nuk ul çmimin e qumështit! Nuk ul çmimin e vajit! Nuk ul çmimin e miellit.

Por çfarë bën kjo Qeveri?

Heq TVSH-në për importin e jahteve luksoze. Ul taksat për resortet me 5 yje. Fal tatime për oligarkët e betonit dhe zaptuesit e tokës publike dhe të bregdetit.

Në një shtet ku buka e gojës tatohet më shumë se luksi, nuk është shtet social, është shtet kriminal.

Çfarë Qeverie është kjo që u shtrëngon barkun të varfërve dhe u shton oreksin të pasurve?”, shkruan Blushi në një postim në rrjetet sociale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›